Ministria e Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë ka këto përgjegjësi:

Krijon politikën dhe implementon ligjet e një sistemi jodiskriminues dhe të përgjegjshëm për kujdesin shëndetësor; Koordinon aktivitetet në sektorin e shëndetësisë për të promovuar zhvillimin koherent të politikës për shëndetësi; Vendos norma dhe standarde dhe nxjerr udhëzime për sektorin e shëndetësisë duke i respektuar standardet relevante ndërkombëtare; Mbikëqyr zbatimin e këtyre standardeve, duke përfshirë edhe inspektimin dhe shërbimet tjera sipas nevojës; Përcjell situatën e shëndetësisë dhe implementon masat adekuate për të parandaluar dhe kontrolluar problemet në lëmin e shëndetësisë; Menaxhon shfrytëzimin dhe zhvillimin e infrastrukturës që ndërlidhet me kujdesin shëndetësor nën përgjegjësinë e kësaj ministrie; Përkrah pjesëmarrjen, iniciativat dhe zhvillimin e aktiviteteve të komunitetit që ndërlidhen me shëndetin; Merr pjesë në zhvillimin dhe implementimin e fushatës për informim publik dhe të projekteve të tjera promovuese për të rritur vetëdijesimin publik dhe pajtueshmërinë me standardet shëndetësore; Inkurajon zhvillimin e arsimit shëndetësor për ngritjen e njohurive dhe kompetencave në lëmin e shëndetësisë;