Divizioni për Buxhet dhe Financa/Ministria e Administratës Publike

Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Buxhet dhe Financa janë:

Përgatitë propozimet buxhetore; Koordinon çështjet buxhetore për të gjitha njësitë organizative të ministrisë; Përcjellë dhe raporton mbi ekzekutimin buxhetor; Siguron që shpenzimet financiare janë bërë në përputhje me rregullat dhe procedurat buxhetore; Menaxhon rezervat e parasë dhe siguron se kontrolli i brendshëm financiar është i bazuar në parimet e llogaridhënies; Siguron bashkëpunim të ngushtë me auditorin e brendshëm dhe të jashtëm në përgatitjen e pasqyrave buxhetore dhe financiare të auditimit.