Statistikat e Hotelerisë

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) gjegjësisht Departamenti i Statistikave Ekonomike dhe Llogarive Kombëtare në vitin 2008 ka filluar me hulumtimin për veprimtarinë hoteliere në Kosovë. Gjatë vitit 2009 ASK-ja ka filluar me publikimet e hotelerisë në baza tre mujore. Ky publikim statistikor paraqet një përmbledhje të të dhënave statistikore nga aktiviteti i hotelerisë në Kosovë. Burim tjetër i të dhënave është Ministria për Tregti dhe Industri (MTI), Departamenti i Hotelerisë dhe Turizmit. Duke u bazuar në kërkesa të vazhdueshme nga shfrytëzues të ndryshëm të brendshëm dhe të jashtëm për të dhëna dhe informacione statistikore si dhe duke shfrytëzuar rekomandimet dhe manualet e EUROSTAT-it mbi indikatorët që duhet të publikohen për statistikat e hotelerisë, kemi prezantuar informacione me interes. Qëllimi i publikimit është që të vejë në dukje tendencën e zhvillimit të këtij aktiviteti ekonomik në Kosovë. Ky publikim do të shërbejë si bazë e dobishme referuese për të gjithë shfrytëzuesit e të dhënave statistikore të ASK-së, dhe si informacion i dobishëm dhe relevant ekonomik për Kosovën.

Të dhënat dhe burimet

Info shtesë

Fusha Vlera
Burimi https://ask.rks-gov.net/sq/hoteleria
Autor Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK)
Mirëmbajtësi Fatos Idrizi
Versioni 1.0
Ndryshuar së fundmi Tetor 10, 2016, 12:29 (Europe/Tirane)
U krijua Tetor 10, 2016, 12:03 (Europe/Tirane)