Statistikat e Kulturës dhe Sportit

Botimi i publikimit të statistikave të kulturës për vitin 2012 është botimi i tetë me radhë i publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), përkatësisht Departamenti i Statistikave Sociale (DSS). Burimi i të dhënave për statistikat e kulturës janë Drejtoratet e Kulturës Rinisë dhe Sportit në nivele komunale. Ky publikim përmban të dhëna statistikore për vitin 2012, lidhur me aktivitetet kulturore të kinemave, teatrove, galerive, muzeve, bibliotekave, baletit, filharmonis si dhe përmban të dhëna për numrin e të punësuarve nëpër këto institucione. Për grumbullimin e të dhënave është shfrytëzuar pyetësori i kulturës. Mirëpresim komentet, propozimet apo vërejtjet që kontribuojnë në ngritjen e cilësisë së publikimit në të ardhmen në adresën social@rks-gov.net. ASK-ja, falënderon Ministrinë e Kulturës, Rinisë, Sportit dhe Çështjeve jo Rezidente si dhe Drejtoratet e Kulturës, Rinisë, Sportit dhe Çështjeve Jorezidente në nivele komunale të cilat pa hezitim kanë bashkëpunuar me stafin e ASK-së.

Të dhënat dhe burimet

Info shtesë

Fusha Vlera
Burimi https://ask.rks-gov.net/sq/sporti-dhe-kultura
Autor Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK)
Mirëmbajtësi Fatos Idrizi
Versioni 1.0
Ndryshuar së fundmi Tetor 20, 2016, 20:58 (Europe/Tirane)
U krijua Tetor 12, 2016, 12:45 (Europe/Tirane)