Regjistrimi popullsisë 2011

Regjistrimi është aktiviteti kryesor statistikor që jep mundësi për të marrë informacione më të plota rreth popullsisë në një kohë te caktuar. Ai është burimi më i rëndësishëm i te dhënave në lidhje me madhësinë dhe kushtet socio-ekonomike të një vendi. Regjistrimi i popullsisë duke filluar nga planifikimi, realizimi i tij si dhe analizimi e shpërndarja e të dhënave është një ndër aktivitetet më të rëndësishme dhe komplekse për një vend dhe vlerësohet si operacioni më i madh i një vendi në kohë paqeje. Njëkohësisht, regjistrimi është aktiviteti më i madh statistikor që ne mund ta mendojmë, pasi ai prek çdo individ dhe familje në vend. Pra, regjistrimi është aktiviteti i vetëm që jep një pasqyrë të detajuar për popullsinë, dhe është unik, sepse ai mbulon të gjithë në të njëjtën kohë, pyetjet janë unike gjë që e bënë të lehtë krahasimin e pjesë të ndryshme të një vendi. Te dhënat e dala nga regjistrimi në nivel kombëtar do t’i ofrojnë qeverisë qendrore, lokale, institucioneve e organizatave, bizneseve e grupeve të interesit, institucioneve hulumtuese e akademike, analistëve, individëve e autoriteteve të tjera një pasqyrë gjithëpërfshirëse që do të ndihmojë në përgatitjen e planeve, strategjive, analizave e hulumtimeve të tyre, siç janë ato për strehimin, shkollimin, shëndetin, shërbimet e ndryshme, transportin, përpilimin e projekteve etj. Në nivelin ndërkombëtar, regjistrimi i popullsisë është thelbësor për të vlerësuar gjendjen e kushteve socio-ekonomike të një vendi si dhe për monitorimin e marrëveshjeve dhe negociatave multilaterale ekonomike e politike. Regjistrimi po ashtu përdoret edhe si pikë referimi për shumë seri te tjera statistikore siç janë vlerësimet e popullsisë dhe parashikimet. Regjistrimi njëkohësisht përfaqëson një element shumë të rëndësishëm të vetë infrastrukturës statistikore, pasi që rezultatet e tij mundësojnë, që të nxjerrin mostra proporcionale për çdo anketë, që i merr për bazë ekonomitë shtëpiake si njësit tjera themelore. Po ashtu, regjistrimi mundëson ngritjen e kapaciteteve dhe është një përvojë e nevojshme për vetë institucionin e statistikave.

Të dhënat dhe burimet

Info shtesë

Fusha Vlera
Burimi https://ask.rks-gov.net/sq/rekos2011
Autor Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK)
Mirëmbajtësi Fatos Idrizi
Versioni 1.0
Ndryshuar së fundmi Tetor 10, 2016, 15:48 (Europe/Tirane)
U krijua Tetor 10, 2016, 15:31 (Europe/Tirane)