Regjistri i Bizneseve

Regjistri statistikor i Bizneseve (RSB) shërben për qëllime statistikore dhe duhet të identifikojë qartësisht njësitë, në mënyrë që: - Të mundësojë marrjen e informacionit për to nëpërmjet burimeve administrative. - Të mundësojë përgatitjen e mostrave; koordinimin e anketave dhe për grupimin e rezultateve të tyre; - Të mundësojë analizën demografike të ndërmarrjeve dhe njësive lidhur me to. Regjistri statistikor i Bizneseve (RSB) - Përmban të gjitha njësitë legale (ndërmarrjet) që ushtrojnë aktivitetin ekonomik brenda territorit të Kosovës. Nuk përmban: Administratën Publike, Organizatat Jo Fitimprurëse, Organizatat Ndërkombëtare. Ky regjistër bazohet në të dhënat e marra nga Agjencioni i Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë, Administrata Tatimore e Kosovës dhe përmes hulumtimeve statistikore të kryera nga ASK-ja.

Të dhënat dhe burimet

Info shtesë

Fusha Vlera
Burimi https://ask.rks-gov.net/sq/rergjistri-i-bizneseve
Autor Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK)
Mirëmbajtësi Fatos Idrizi
Versioni 1.0
Ndryshuar së fundmi Tetor 12, 2016, 09:51 (Europe/Tirane)
U krijua Tetor 12, 2016, 09:49 (Europe/Tirane)