Statistika të përgjithshme

Republika e Kosovë ka një sipërfaqe prej 10 908 km². Gjendet në pjesën e Evropës jug-lindore, e kufizuar me Shqipërinë në jug-perëndim, Malin e Zi veri-perëndim, Serbinë në veri-lindje dhe në jug me Maqedoninë. Territori shtrihet brenda gjerësive gjeografike 41° 51’ dhe 43° 16’, dhe brenda gjatësisë gjeografike 19° 59’ dhe 21° 47’. Territori i Republikës së Kosovës karakterizohet me lartësi të ndryshme mbidetare. Pika më e ulët e Kosovës ndodhet në luginën e lumit Drini i Bardhë, në kufi me Shqipërinë dhe arrin lartësinë 270 m mbi nivelin e detit, e ajo më e lartë ndodhet në perëndim të Kosovës, në Gjeravicë – 2.656 m. Në aspektin hidrografik, Kosova ndahet në pellgje lumore: Drini i Bardhë, Ibri, Morava e Binçës dhe Lepeneci. Rrjedhat lumore të Kosovës derdhën në tre ujëmbledhës detarë: Deti i Zi, Deti Adriatik dhe Deti Egje. Klima Republikës së Kosovës në pjesën më të madhe është kontinentale, duke rezultuar me verë të ngrohtë dhe dimra të ftohtë, me ndikime mesdhetare dhe kontinentale (temperatura mesatare brenda vendit luhatet nga + 30 °C në verë, në – 10 °C në dimër). Megjithatë, për shkak të ngritjeve të pabarabarta në disa pjesë të vendit, ka ndryshime në temperaturë dhe shpërndarjen e reshjeve.

Të dhënat dhe burimet

Info shtesë

Fusha Vlera
Burimi https://ask.rks-gov.net/sq/tjera
Autor Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK)
Mirëmbajtësi Fatos Idrizi
Versioni 1.0
Ndryshuar së fundmi Tetor 7, 2016, 12:54 (Europe/Tirane)
U krijua Tetor 7, 2016, 12:39 (Europe/Tirane)