Statistikat e Mjedisit

Ky është publikimi i parë i Statistikave të Ujërave, i publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës. Ky publikim ka për qëllim informimin statistikor gjithëpërfshirës të burimeve ujore në Kosovë. Në mënyrë modeste, publikimi synon të kontribuojë në krijimin e një informacioni të qëndrueshëm mbi gjendjen e Ujërave në Kosovë. Publikimi është bazuar në Ligjin e Statistikave Zyrtare Nr 04/L-036, Ligjin e Ujërave të Kosovës Nr.04/L-143, 2013 dhe Pyetësorin e Eurostatit (Pyetësori i përbashkët/Ujërat e Brendshem /JQIW 2014). ASK falënderon për bashkepunim institucionet të cilat merren me monitorimin dhe menaxhimin e ujërave në Kosove siç janë: Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Zyra Rregullatore e Ujit në Kosovë, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, Ndërmarrja Hidroekonomike “Ibër Lepenci”, NewCo Ferronikeli Complex L.L.C, KEDS-u, SharrCem SH.P.K. Impianti në Skenderaj. Interpretimet e shprehura në këtë publikim janë tërësisht të autorëve dhe nuk duhet t'i atribuohen, në ndonjë mënyrë ASK, ose ndonjë institucioni tjetër. Sugjerimet, propozimet dhe vërejtjet lidhur me këtë publikim janë të mirëseardhura dhe na ndihmojnë ne që të jemi më efektiv ndaj përdoruesve. Ky publikim është përgatitur nga personeli i Departamentit të Statistikave të Bujqësisë dhe Mjedisit në ASK

Të dhënat dhe burimet

Info shtesë

Fusha Vlera
Burimi https://ask.rks-gov.net/sq/mjedisi
Autor Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK)
Mirëmbajtësi Fatos Idrizi
Versioni 1.0
Ndryshuar së fundmi Tetor 10, 2016, 15:15 (Europe/Tirane)
U krijua Tetor 10, 2016, 14:59 (Europe/Tirane)