Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka përgatitur publikimin e rezultateve të Statistikave afatshkurtra të Ndërmarrjeve
Hulumtimi i SAN për herë të parë ka filluar në vitin 2010 për periudhën referuese TM 1 2010 si test.
Nga tremujori i parë i 2012, e këndej ky hulumtim është pjesë përbërëse e Programit statistikor të ASK–së dhe bazohet në deklarimet e ndërmarrjeve. Kjo anketë me të dhënat që ofron, synon të paraqet disa nga treguesit ekonomik sipas strukturës së veprimtarive ekonomike. Statistikat afatshkurtra (tremujore) paraqesin ecurinë e ekonomisë së një vendi në periudha të shkurtra kohore. Nëpërmjet tyre kuptohet zhvillimi i ciklit të ekonomisë si dhe mund të bëhen parashikime për të ardhmen.
Rezultatet e këtij hulumtimi në të njëjtën kohë përdoren për nevoja të llogarive kombëtare dhe janë burim i rëndësishëm në përpilimin e Bruto Produktit Vendor me qasjen e prodhimit. Ky publikim është i pari i kësaj natyre me intencë të vazhdueshme që të jetë publikim i rregullt i ASK-së.