Statistikat e Energjisë

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka përgatitur publikimin me të dhëna për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë si dhe importin dhe eksportin e enërgjentëve tjerë. Ky publikim statistikor paraqet të dhëna statistikore për tremujorin e parë të vitit 2015. Burimet e të dhënave të shfrytëzuara janë: Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike KEDS dhe Statistikat e Tregtisë së Jashtme. Duke u bazuar në kërkesa të vazhdueshme nga shfrytëzues të ndryshëm të brendshëm dhe të jashtëm dhe në bazë të indikatorëve që publikon EUROSTAT-i për statistika energjetike, kemi prezantuar të dhëna me interes. Qëllimi i publikimit është që të vejë në dukje tendencën e zhvillimit të këtij sektori. Publikimi do të shërbejë si bazë e dobishme referuese për të gjithë shfrytëzuesit e të dhënave statistikore të ASK-së dhe do të shërbejë si informacion i dobishëm dhe relevant ekonomik për Kosovën.

Të dhënat dhe burimet

Info shtesë

Fusha Vlera
Burimi https://ask.rks-gov.net/sq/energjia
Autor Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK)
Mirëmbajtësi Fatos Idrizi
Versioni 1.o
Ndryshuar së fundmi Tetor 10, 2016, 11:53 (Europe/Tirane)
U krijua Tetor 10, 2016, 11:07 (Europe/Tirane)