Statistikat e Drejtësisë 2005-2015

Sektori i Statistikave të Jurisprudencës ka bërë përpjekje që të siguroj të dhëna nga kjo fushë me synim që shfrytëzuesve të të dhënave t`ju ofrojm statistika gjithëpërfshirëse . Publikimi Statistikor i Sektorit të Statistikave të Jurisprudencës i treti me radhë përmban të dhëna për vitin 2005 për këta tregues : a Lëndët e zgjidhura penale sipas (Gjykatave Komunale dhe të Qarkut) b Personat e akuzuar për vepra penale sipas (Gjykatave Komunale dhe të Qarkut) c Personat e dënuar për vepra penale sipas (Gjykatave Komunale dhe të Qarkut) d Personat e dënuar për kundërvajtje sipas ( Gjykatave Komunale ) Të dhënat kanë të bëjnë me kryesit e veprave penale sipas grupmoshës ( Madhor dhe të Mitur), gjinisë , nacionalitetit , llojin e dënimit , paraqitësin e propozimakuzës, mënyra e zgjidhjes së lëndës dhe e aktakuzës, kohëzgjatja e procedurës si dhe mënyra e të vepruarit në kryerjen e veprës penale dhe numri i pjesëmarrësve në bashkveprim . Të gjitha të dhënat e publikuara janë dhënë sipas kreut përkatës të veprave penale dhe neneve. Poashtu të dhënat janë të grumbulluara në nivel të vendit. Burim i të dhënave është Departamenti i Administratës Gjygjësore (DAGJ). Enti i Statistikës së Kosovës falenderon Departamentin e Administratës Gjyqësore veqanërisht falenderon sektorin e statistikës pranë DAGJ-re për bashkpunim dhe ofrimin e të dhënave të grumbulluara nga gjykatat . Të interesuarit për të dhëna sipas veprave penale konkrete sipas Gjykatave Komunale dhe të Qarkut mund të drejtohen në Sektorin e Statistikave të Jurisprudencës pranë këtij Enti. Nga shfrytëzuesit mirëpresim vlerësime, vërejtje dhe propozime lidhur me përmbajtjen e këtij Publikimi. Vërejtjet dhe komentet të dërgohen në adresën social@ks-gov.net të cilat do të mirren parasysh në ngritjen e cilësisë së publikimit në të ardhmen.

Të dhënat dhe burimet

Info shtesë

Fusha Vlera
Burimi https://ask.rks-gov.net/sq/drejtesia
Autor Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK)
Mirëmbajtësi Fatos Idrizi
Versioni 1.0
Ndryshuar së fundmi Tetor 7, 2016, 09:48 (Europe/Tirane)
U krijua Tetor 6, 2016, 13:17 (Europe/Tirane)