Statistikat e Bujqësisë

Sektori i bujqësisë në Kosovë

Kosova ka një siperfaqe të përgjithshme prej afro1.1 milion ha, nga e cila 53 përqind është sipërfaqe e kultivueshme ndërsa 41 përqind (455,000 ha) është sipërfaqe pyjore. Nga gjithsejë 585,000 ha tokë të kultivueshme, afro 51 përqind është e kultivuar me drithëra, më pakë se një përqind shfrytezohet për vreshta, 45 përqind janë kullosa dhe livadhe, dhe 2 për qind është e mbjellë me pemë. Rreth 88 përqind të tokës bujqësore është në pronësi private, ndërsa pjesa tjetër është në pronësi të ndërmarrëjeve shoqërore (NSH).1 Afro 35 për qind e sipërfaqeve pyjore janë në pronësi private, ndërsa pjesa e mbetur, është në pronësi të shtetit.2 Sipërfaqja mesatare për një familje është rreth 3.2 ha, e ndarë mesatarisht në 8 ngastra dhe relativisht me sipërfaqe të vogël të fermave. Afërsisht 80 përqind e fermave janë në kuadër të madhësisë prej 0.5 –2.0 ha3, me rreth 60 përqind të fermave që kanë sipërfaqe të tokës prej 2 ha. Para luftës, rreth 80,000 ha të tokës së punueshme është ujitur. Kjo shifër ka shënuar rënie drastike në 23,000 ha (private dhe publike) për shkak të mungesës së mirëmbajtjes dhe shkatërrimit gjatë luftës. Është vlerësuar se për rehabilitimin e të gjitha dëmeve në sistemin e ujitjes, nevojiten afërsishtë 45 milion Euro investime.4 Praktika e dobët e menaxhimit të ujërave; niveli i ulet i participimit aktiv dhe dëmet e ambientit të shkaktuar nga varfëria, janë problemet kryesore për zhvillimin e ujitjes së tokës në Kosovë. Mund të thuhet se pjesa më e madhe e Kosovës është e mbuluar me tokë pjellore dhe ka klimë të përshtatshme që garanton prodhimtari ekonomike të drithërave, pemëve, perimeve dhe blegëtorisë. Klima është kontinentale, në lindje, me mesatarisht 660 mm të rreshura shiu me 170-200 ditë pa ngrica, ndërsa në juglindje, është e ndikuar nga klima mesdhetare me 780 mm të rreshura shiu dhe me 196-225 ditë me të ngrohta pa ngrica.5 Kjo bazë e kushteve krijon ambient të përshtatshëm për sigurimin e ushqimit të mjaftueshëm vetanak, në njërën anë, dhe mundësinë për një eksport modest, nga ana tjetër. Numri i përgjithshëm i bagëtisë në vitin 1997 ishte 421.000 gjedhë, 365.000 dele, 69.000 derra, 27.000 dhi dhe 4.5 milion koka shpezë. Gjatë luftës, kjo shifër gadi u përgjysmua. Prodhimtaria blegtorale do të mund të nxitej në mënyrë përmbajtësore falë posedimit të sipërfaqeve të konsiderueshme të kullosave dhe falë kostos së ulët të ushqimit të kafshëve që mundëson prodhimtarinë blegtorale.

Të dhënat dhe burimet

Info shtesë

Fusha Vlera
Burimi https://ask.rks-gov.net/sq/bujqesise
Autor Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK)
Mirëmbajtësi Fatos Idrizi
Versioni 1.0
Ndryshuar së fundmi Tetor 7, 2016, 09:48 (Europe/Tirane)
U krijua Tetor 5, 2016, 12:40 (Europe/Tirane)