Statistikat e Arsimit në Kosovë 2001 - 2015/2016

Publikimi i statistikave të arsimit është publikim i përbashkët i bashkëpunimit në mes Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) dhe Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).Burim i të dhënave për arsimin parauniversitar është Sistemi i Menaxhimit të Informatave në Arsim (SMIA). Të dhënat për statistikat e arsimit te komuniteti serb ku nuk ka pasur shtrirje SMIA, me përjashtim të komunës së Kamenicës janë të grumbulluara përmes pyetësorëve të statistikave të arsimit sipas niveleve. Pjesa veriore nuk ka raportuar të dhëna për statistikat e arsimit edhe pse ka pasur një përpjekje të vazhdueshme nga ASK –ë, për me i grumbulluar edhe këto të dhëna. Të dhënat për arsimin universitar publik i ka ofruar Administrata Qendrore e Universitetit të Prishtinës, Prizrenit, Pejës, Gjakovës, Gjilanit dhe Mitrovicës ndërsa të dhënat për kolegjet private i ka ofruar Agjencia e Kosovës për Akreditim.

Të dhënat dhe burimet

Info shtesë

Fusha Vlera
Burimi https://ask.rks-gov.net/sq/statistikat-e-arsimit#
Autor Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK)
Mirëmbajtësi Fatos Idrizi
Versioni 1.0
Ndryshuar së fundmi Tetor 7, 2016, 09:47 (Europe/Tirane)
U krijua Tetor 4, 2016, 14:53 (Europe/Tirane)